MTC Group
Duke përdorur këtë faqe interneti dhe shërbimet e ofruara nga MTC Group, ju pranoni dhe pajtoheni me këto Kushte të Përdorimit. Nëse nuk pajtoheni me ndonjë pjesë të këtyre kushteve, ju lutemi mos përdorni shërbimet tona.
1. Qëllimi i Shërbimeve
MTC Group ofron shërbime profesionale në:
Kontabilitet
Auditim
Konsultime
Menaxhment
Trajnime
Të gjitha informacionet në këtë faqe janë për qëllime informative dhe nuk përbëjnë këshilla ligjore, tatimore apo financiare pa marrëveshje formale.
2. Përgjegjësia e Klientit
Klienti është përgjegjës për:
Saktësinë e të dhënave dhe dokumenteve të dorëzuara
Respektimin e afateve ligjore dhe tatimore
Vendimet e marra në bazë të raporteve ose këshillave të ofruara
MTC Group nuk mban përgjegjësi për pasoja që vijnë nga informata të pasakta ose të paplota nga klienti.
3. Konfidencialiteti
Të gjitha të dhënat e klientëve trajtohen në mënyrë strikte konfidenciale dhe përdoren vetëm për qëllime të ofrimit të shërbimeve profesionale.
4. Pronësia Intelektuale
Të gjithë materialet në këtë faqe (tekstet, logot, dizajni, dokumentet) janë pronë e MTC Group dhe nuk mund të përdoren pa leje të shkruar.
5. Kufizimi i Përgjegjësisë
MTC Group nuk mban përgjegjësi për dëme direkte ose indirekte që mund të rezultojnë nga përdorimi i kësaj faqeje ose shërbimeve të saj.