MTC Group

KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK dhe AUVK takojnë importuesit e gjedhëve

Përmes një takimi të organizuar nga Kryeshefi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë zt. Bekim Hoxha,  Drejtori Ekzekutiv i Administratës Tatimore të Kosovës zt. Ilir Murtezaj dhe zv. Drejtori Ekzekutiv1 zt. Nijazi Asllani, kanë takuar një grup të importuesve  të gjedhëve.

Takimi ishte organizuar me qëllim që të diskutohet mbi sigurinë e mishit në vend, si dhe pjesën e përmbushjes tatimore nga kjo industri. Drejtori Murtezaj gjatë fjalës së tij tha se si institucion kemi kohë që përkrahim partneritetin mes institucionit tonë dhe komunitetit të bizneseve nga çfarëdo industrie, pasi që duke dëgjuar nga afër vështirësitë, apo edhe sugjerimet që mund të kenë bizneset, ne si institucion arrijmë më shpejtë t’i fusim në sistemin tonë të gjithë individët apo bizneset të cilat me ose pa qëllim mund të mos përmbushin drejtë obligimet që kanë. Andaj, ai tha se sektori ose bizneset, të cilat merren me shitjen e gjedhëve dhe mishit duhet të jenë bashkëpunuese në formalizmin e aktivitetit që bëjnë, pasi që ky është aktivitet i ndjeshëm, përveç shmangies që mund të bëjnë, dëmi më i madh shkaktohet në atë se çfarë konsumojmë.

Ndërsa, kryeshefi i Hoxha përmendi sfidat që kanë, për të cilat theksoj se janë duke punuar në kornizat e reja ligjore, të cilat do të ju ndihmojnë që në këtë industri të ketë kontrollë nga momenti i importit deri tek konsumatori i fundit.

Importuesit e pranishëm, kishin kërkesat e tyre në drejtim te të dyja institucioneve, duke kërkuar me thekës përshkallëzimin e normës së TVSH-së nga 18% në 8%, pasi që sipas tyre njëra ndër shkaqet qe nxit informalitetin është pikërisht norma standarde e TVSH-së ne shitjet e mishit dhe produkteve te mishit. Këta të fundit u ftuan që të marrin pjesë edhe në takimet e ardhshme, ku do të konkretizohen hapat në trajtimin e barabartë të të gjitha subjekteve që veprojnë në këtë industri.

Scroll to Top